-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania: Forcat politike shqetësohen për ‘Luftën e Tretë Botërore’ pas fjalimit të Putinit

Kryesoret

Nga forcat e sistemit politik gjerman shprehet frika për mundësinë e një “Lufte të Tretë Botërore”, pas përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë.

Në veçanti, kreu i Partisë Social Demokratike (SPD), Lars Klingbeil, tha se “një Luftë e Tretë Botërore duhet të parandalohet” pa kompromentuar mbështetjen për Ukrainën, ndërsa ai bëri thirrje për “koordinim të saktë” nga Gjermania me aleatët e saj.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim vazhdimisht Ukrainën, por në të njëjtën kohë është e qartë se një Luftë e Tretë Botërore duhet të parandalohet. Është e rëndësishme në këtë situatë që të ketë veprim të mirëkoordinuar nga Perëndimi, koordinim preciz – dhe si një mesazh për presidentin rus Vladimir Putin se uniteti në aleancën perëndimore është dhe do të mbetet i paprekur”, tha zoti Klingbeil.

Lidhur me dërgesat e armëve në Ukrainë, kreu i SPD përsëriti se “konsultimi i përditshëm me partnerët do të vazhdojë”.

Kreu i AfD: “Lufta e Tretë Botërore na kërcënon”
Kreu i Alternativës për Gjermaninë (AfD), Tino Hroupalas, foli edhe për kërcënimin e një lufte të re botërore, duke i ngarkuar në të njëjtën kohë qeverisë përgjegjësinë për trajtimin e saj.

“Lufta e Tretë Botërore na kërcënon dhe Gjermania në këtë rast do të ishte një luftënxitëse e drejtpërdrejtë, për shkak të përshkallëzimit strategjik të koalicionit qeveritar”, tha Tino Hroupala.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit