-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kundër rritjes së energjisë, Tabaku: ERE mos bëhet notere e qeverisë

Kryesoret

Sot u mblodh ERE për të vendosur për rritjen e çmimit. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku kërkoi nga ERE që të mos e pranonte kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për ata që harxhojnë mbi 800 kilovat nga data 1 tetor.

“Kompania llogaritjet i ka bërë në sasitë që do të konsumohen mesatarisht bazuar në vitin e kaluar. Nuk kuptohet nëse parashikon rënie të numrit të abonentëve që konsumojnë më shumë se 800.

Duke u nisur nga fakti që qeveria e ka marrë këtë masë, ka miratuar zv/kryeministria rritjen e kostos, ju thotë ju ne e kemi formalizuar një vendim.

Përfitimet e pritura janë ulja e sasisë së konsumuar nga familjarët. Kosto nga rivendosja e fashës dihen. Unë jam për vendosjen e një fashe të mbrojtur por kjo mund të ketë probleme në zbatim.

Raportet e ERE-s thonë se heqja e kësaj fashe kanë ndihmuar për uljen e humbjeve në rrjet. Rrezikon që kjo politikë ta përkeqësojë situatën dhe të jetë barrë shtesë për një bazë familjesh. ERE është i pavarur nga qeveria. Nuk ka për detyrë të jetë noter i vendimeve të qeverisë. Duhet të evidentojmë që ERE ka synim përmirësimin e treguesve ekonomikë.

Kemi analizuar disa raporte të ERE-s për shëndetshmërinë dhe efektivitetin e shpenzimeve që janë kryer në këtë sektor. Unë besoj se duhet të shohë edhe interesin publik.

Ne nuk e parashikojmë dot si do të shkojë çmimet. Kur ka pasur rënie pse nuk erdhi qeveria të thotë që duhet një ulje çmimi këtu. Momenti që po marrim për rritjen e çmimit të energjisë është i pakthyeshëm”, deklaroi Tabaku.

Bordi i Entit Eregullator të Energjisë, ERE është mbledhur këtë të premte për të diskutuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 tetori, për konsumin mbi 800 kw/h për familjet dhe bizneset.

Nga 1 tetori, “800 kw/h do faturohej me 9.5 lekë kw/h që jep një kosto 7600 lekë. 50 kw’h orë mbi konsumin 800 kw/h do llogaritej me koston 42 lekë dhe jep 2100 lekë. Plus TVSH mbi këto dy kosto, 1940 lekë, plus taksa e televizorit 100 lekë. Totali 11740 lekë”, sipas një nga ekspertëve në Bordin e ERE-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit