Policia Italiane ka arrestuar 4 shqiptarë pjesë e një grupi kriminal të trafiku të kokainës.
Sipas policisë dy vëllezër, 35 dhe 36 vjeç së bashku me bashkëshortet e tyre dhe dy kunetër të gjithë shqiptarë i ishin përkushtuar veprimtarisë së fshehjes dhe furnizimit me kokainë.
Këta të fundit furnizonin nipin dhe 20-vjeçarë të tjerë me një hektogram dhe të cilin e shpërndanin në sheshet mes Astit, Albës dhe Bra.
U sekuestraun 1.2 kg kokainë e pastër, teksa mendohet se mund të merreshin mbi 21,000 doza kokaine nga kjo sasi, të cilën për ta fshehur e groposnin nëntokë në kavanoza.
Hetimet e policisë kanë zgjatur rreth 2 vite dhe nisën si pasojë e disa raportimeve të marra për trafikim të vazhdueshëm të lëndëve narkotike pranë zonës së Astit në Itali.
Të ardhurat nga shitja u jepeshin më pas dy vëllezërve, të cilët drejtonin efektivisht grupin kriminal. Njëri prej këtyre vëllezërve mundi të menaxhonte gjithçka edhe nga burgu i Cuneos, ku ishte fillimisht dhe më pas nga shtëpia, ku i ishte nënshtruar arrestit shtëpiak./Romatoday