-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parlamenti i Malit të Zi mbledh firmat për shkarkimin e presidentit

Kryesoret

Ka nisur procedura për shkarkimin e president të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Parlamenti ka mbledhur gjithsej 41 firma.

Në nismën për shkarkim thuhet se Gjukanoviç ka shkelur Kushtetutën pasi siç pretendojnë ata, nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike në konsultimet për formimin e qeverisë, e as Miodrag Lekiç-in, i cili sipas marrëveshjes së shumicës parlamentare, mori mbështetjen e 41 deputetëve për të qenë mandatar për përbërjen e qeverisë së re.

Ka qenë deputeti i Frontit Demokratik, Jovan Vuçuroviç i cili ka konfirmuar këtë lajm.

“Presidenti i Malit të Zi ka shkelur nenin 95, paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi sepse nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin për përbërjen e qeverisë.”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Presidenti më herët theksoi se nuk ka shkelur Kushtetutën, dhe vendimi i tij për të mos pranuar kandidaturën e Miodrag Lekiçit për të formuar qeverinë e re është në përputhje me Kushtetutën.

Prej muajsh Mali i Zi ndodhet në një krizë politike. Qeveria e Dritan Abazoviç u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit