Fundjava do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.
Edhe dita e Diel parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Duke filluar nga orët e mbrëmjes vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura.