Një operacion kundër korrupsionit ka vënë në pranga 5 persona deri më tani. Bëhet fjalë për mjekun Fitim Marku, i cili u kap në flagrancë teksa merrte nga një paciente shumën prej 200 mijë lekë të vjetra kundrejt shërbimit të skanerit.
Njoftimi i prokurorisë
Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:
F.M., me profesion mjek reanimator;
K.B. me detyrë infermiere; dhe
S.B., me detyrë mjeke.
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.