-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të privilegjuar”/ Punonjësit e këtyre sektorëve Rusia nuk do ti dërgojë në luftë

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se një sërë profesionistësh do të lirohen nga rekrutimi, pasi Kremlini shpalli mobilizimin e pjesshëm ushtarak për luftën në Ukrainë.

Punëtorët e IT-së, ata që punojnë në banka dhe gazetarët e mediave shtetërore do t’i shpëtojnë mobilizimit të pjesshëm që presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli më 21 shtator.

Rreth 300.000 qytetarë është thënë se do të thirren për të luftuar në Ukrainë.

Njoftimi për mobilizimin ka shtyrë shumë burra të rinj të përpiqen të largohen nga shteti.

Gjatë njoftimit se kush do të lirohet nga thirrja për luftë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 23 shtator se punonjësit do të duhet të dorëzojnë listat e punëtorëve që plotësojnë kushtet për shmangien e mobilizimit.

Por, ministria pranoi se disa sektorë duhet të lirohen me qëllim që të “sigurohet që puna e industrive specifike të teknologjisë së lartë, si dhe sistemi financiar i Rusisë” të mos preken nga mobilizimi i parë që Rusia ka shpallur që nga Lufta e Dytë Botërore./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit