-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova përmbyset në minutat e fundit, rrezikon vendin e dytë

Kryesoret

Kosova humb në Belfast ndaj Irlandës së Veriut një ndeshje plot raste, ku ka dominuar duke shpërdoruar raste të panumërta, dhe ka vënë në rrezik vendin e dytë në renditje të grupit 2 në Ligën C të Nations League.

Pjesa e parë mbyllet pa gola por me shumë raste të shpërdoruara nga Rashica, Rashani dhe Muriqi, ndërkohë që ky i fundit kalon në avantazh dardanët në minutën 58 falë një aksioni personal  të finalizuar me një gjuajtje spektakolare nga sulmuesi i Mallorca.  Goli i Muriqit

Avantazhi, si paradoks, uli entuziazmin dhe anuloi avantazhin e dukshëm teknik të kosovarëve të trajnerit Giresse, me irlandezët e Veriut që shtuan presionin për barazim, duke e arritur atë në minutën 82 me Magennis.  

Kosoav kishte mundësi të kalonte gjithsesi në avantazh të paktën në dy raste të tjera, veçanërisht me një gabim të pabesueshëm të Muriqit, por u ndëshkua në sekondat e fundit nga Whyte.

Kosova ka një ndeshje të fundit me Qipron për të siguruar vendin e dytë në grup, ndërkohë që Irlanda e Veriut e ndjek me një pikë më pak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit