Trupat ruse që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë, mund të përballen me 10 vjet burg.
Ligji i ri u nënshkrua nga presidenti rus Vladimir Putin të shtunën dhe u miratua në fillim të javës nga parlamenti.
Megjithatë, ka pasur raporte të shumta që ushtarët rusë po refuzojnë të luftojnë ndërsa disa po largohen nga vendi për të shmangur dërgimin me forcë në Ukrainë. Vendimi i presidentit rus, Vladmir Putin për të mobilizuar ushtrinë në kuadër të nisjes së një ofensive të re në Ukrainë ka nxitur protesta të shumta në vend. Prej dy ditësh tashmë rusët po largohen masivisht nga vendi në rrugë tokësore dhe ajrore për të “shpëtuar” nga thirrja në ushtri./SkyNews.