Lansimi i raketës së re tokësore të NASA-s në Hënë, pjesë e misionit të shumëpritur Artemis 1, nuk do të bëhet as këtë të martë, siç ishte paralajmëruar, për shkak të motit të keq të parashikuar nga sinoptikanët, tha sot agjencia amerikane e hapësirës.
Nën kërcënimin e stuhisë tropikale Ian, aktualisht në jug të Xhamajkës, NASA do të përgatisë raketën dhe do ta transferojë atë në një vend të sigurtë në ndërtesën e montimit.
Ian pritet të forcohet në një uragan në ditët në vijim dhe të shkojë përmes Gjirit të Meksikës në drejtim të Floridës, ku ndodhet Qendra Hapësinore Kennedy.