Ditën e sotme në Fushë-Krujë është raportuar për një zjarr në një vresht rrushi.
Mësohet se është vënë në disa shkurre e ferra por ka dalë nga kontrolli duke djegur disa mijëra metra katror vreshta e ullishte.
Sipas raportimeve sipërfaqja e tokës i përket një familje me mbiemër Emiri.
Një pjestar i familjes, Hajri Emiri 30 vjeç, është asfiksuar nga tymi dhe ka rënë pa ndjenja, por zjarrfikësit i kanë dhënë ndihmën e parë.
Emiri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.