-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Skandali i fundit i qeverisë me ujin e pijshëm

Kryesoret

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi sot nivelin e humbjeve me ujin e pijshëm. Ai foli me shifra konkrete duke akuzuar për vjedhje dhe keqmenaxhim.

Niveli i humbjeve është 67%. Uji humbet ose vidhet. Pra vendi ka një prodhim tepër të lartë të ujit në krahasim me nevojat e qytetarëve.

Pavarësisht nga shumat e jashtëzakonshme që janë investuar nga qeveria dhe pushteti vendor 100% i rilindjes.

Shumica e parave kanë përfunduar në xhepat e mëdhenj të korrupsionit ose janë hedhur në kanal për shkak të keqmenaxhimit.

Asgjë nuk është bërë në përmirësimin e prodhimit me rrjedhje të lirë në raport me atë me pompa” tha Meta.

Por përse po i merr qeveria kontrollin e ujësjellësave? Ilir Meta ka një përgjigje për këtë.

Menaxhimi po largohet nga bashkitë. Kjo ndodh kur u bënë 4 vite që 100% të pushtetit vendor është që e menaxhon rilindja.

Qëllimi është vetëm një; alibia për të justifikuar dështimet dhe korrupsionin në këto 10 vite dhe për të përqendruar prokurimet në pak duar. Kjo është një nga gropat më të mëdha të korrupsionit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit