-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Shqipëria i ka kaluar të gjitha detyrat, jemi afër BE!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama këtë të diel në podakstin e tij “Flasim”, ka folur sërish për çështjen e Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt BE, duke thënë se i kemi kaluat të gjitha detyrat e shtëpisë dhe jemi shumë afër BE.

“Negociatat kanë vazhduar me progres. Kapitujt janë hapur në kohë rekord dhe rruga drejt BE nuk është më horizont i largët”, u shpreh Rama.

Ndërsa për programin e BE në mbështjen e pushtetin vendor në Shqipëri, Kryeministri Rama tha se ka ardhur në kohën e duhur dhe Shqipëria shihet si vend me të ardhme të afërt në BE.

Fjala e Ramës

Për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt Bashkimit Europian nuk duket më si një horizont i largët, por si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion. Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord, marrëdhënia me Bashkimin Europian ndërtohet ditë pas dite me rezultate konkrete dhe tani Komisioni Europian dhe vendet anëtare përmes ambasadorëve të tyre janë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e Komisionit, i cili nënvizon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve duke kaluar përmes piketave të ndërmjetme dhe e gjitha kjo nuk ka ardhur rastësisht ka ardhur me punë, ka ardhur me rezultate, ka ardhur nga një proces transformues që vazhdon në çdo sektor. Reforma në drejtësi, transformimi i administratës, digjitalizimi i shërbimeve, modernizimi i ekonomisë, investimet dhe transformimet në energji, infrastrukturë, standarde të reja në sektorët strategjik nuk janë pjesë të shkëputura dhe asnjë listë fjalësh pas të cilave ka pak përmbajtje, por janë hallkat e një zinxhiri gjithnjë e më solid të ndërtimit të shtetit europian të shqiptarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit