-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vulin i acaruar me Bilçik: Ju e sulmoni Serbinë duke njohur Kosovën

Kryesoret

Ministri serb, Aleksandër Vulin, i është kundërpërgjigjur deputetit të Parlamentit Evropian dhe raportuesit për Serbinë, Vladimir Bilçik, i cili deklaroi se Serbia e ka goditur fort rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian me marrëveshjen e nënshkruar së fundmi me Rusinë ku arrihet pajtim për konsultim të vazhdueshëm në politikën e jashtme.

Deklarimi i sllovakut se çfarë po bën Serbia është “një goditje e madhe për procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe se Rusia po sulmon zgjerimin e BE-së”, e ka acaruar ministrin e brendshëm të Serbisë.

Vulin ka zgjedhur Kosovën për t’i tërhequr një paralele Bilçik-ut. Sipas Vulin, pranimi i Kosovës si shtet nga 22 anëtare të BE-së është sulm ndaj Serbisë.

“Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por integriteti territorial i Serbisë po sulmohet nga 22 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, duke e njohur shtetin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPB-së të Serbisë.

“Le ta pranojmë, është kjo është një goditje e madhe për rrugën evropiane të Serbisë”, thuhet më tej në komunikatën që citon Vulin-in.

Më pas, ai i ka thënë Bilçik-ut se “Serbia zgjedh vetë miqtë e saj”.

Duke përdorur llogarinë e tij në Twitter, Bilçik shkroi se “si një mbështetës i madh i çfarëdo hapi drejt një Serbie evropiane, e gjej një goditje të madhe të gjithë procesit lajmin për konsultimet e planifikuara të Serbisë me Rusinë”.

Ai ka kujtuar që është Rusia që po sulmon një shtet kandidat për anëtarësim në BE, siç është Ukraina, derisa shtoi se ky shtet është në përgjithësi sulmues ndaj zgjerimit të BE-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit