Presidenti Zelensky përsëriti ultimatumin drejtuar rusëve që i janë përgjigjur thirrjes së Putin për t’iu rreshtuar ushtrisë, të heqin dorë nga kjo gjë.
Në mesazhin e tij të përditshëm, lideri ukrainas e cilësoi mobilizimin ushtarak si kriminal dhe shtoi se kreu i Kremlinit po i dërgon qytetarët rusë me vetëdije për të vdekur në këtë luftë.
Duke folur në rusisht në mesazhin, udhëheqësi i Kievit tha se komandantët rusë nuk kujdesen për jetën e njerëzve të tyre.
“Është më mirë të mos pranosh një thirrje sesa të vdesësh në një tokë të huaj si kriminel lufte,” deklaroi Zelensky.