- Pasi lan dhëmbët me furçe, ti shpëlan gojën
E dimë që zakonet e vjetra zor se hiqen, por duke shpëlarë gojën pas larjes me furçë, e bëni më pak efektiv procesin. Nëse ndjeni patjeter nevojën për të shpëlarë gojën pas pastës së dhëmbëve, përdorni një solucion larës posaçerisht për gojën.
- Nuk po lan gjuhën
Nëse keni vënë re aromë të pakëndshme që qëndron po aty edhe pas larjes së dhëmbëve, filloni lani gjuhën. Gjuha është vend ideal për shtimin e baktereve dhe nëse e shmangni si proces larjen e saj, rrjedhimisht do të keni aromë të pakëndshme dhe dhëmbë më të verdhë.
- I përdor fijet dentare më shumë seç duhet
Nuk është e nevojshme t’i përdorni më shumë se një herë në ditë duke qenë se bakteret duan 4 deri në 12 orë që të zhvillohen. Nëse i përdorni siç duhet, jeni në rregull.
- E ke përdorur më shumë seç duhet furçën e vjetër të dhëmbëve
Furça duhet ndërruar sapo fijet e saj fillojnë të ndryshojnë formë. Një furçë e vjetër është burim bakteresh që shkatërrojnë dhe dëmtojnë dhëmbët tuaj. Duke përdorur një furçë të vjetër e ekspozoni veten ndaj baktereve gjithnjë e më tepër.
- I lani dhëmbët direkt pas buke
Mos e bëni! Ky zakon i mban bakteret e dëmshme po aty, prandaj mjekët stomatolog rekomandojnë të prisni 30 deri në 60 minuta për të parë dhëmbë të bardhë pas larjes.
- Nuk ndërroni pastën e dhëmbëve
Besojeni ose jo, është e rëndësishme ta ndërroni shpesh llojin e pastës që përdorni. Të paktën çdo 2-3 muaj. Madje, dentistët thonë se është mirë që pasta e mëngjesit të mos jetë e njëjtë me atë që përdorni në mbrëmje.