Thirrjet e nënës dhe sirenat e zjarrfikëses kanë ngritur alarmin mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranë.
Një foshnjë 6 muajsh ka mbetur e mbyllur brenda apartamentit, pasi nënës i është mbyllur dera dhe ka ngelur jashtë.
Pasi nuk ka mundur ta hapë, nëna ka lajmëruar forcat zjarrfikëse. Me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse fëmija është nxjerrë jashtë me shkallë.