Zjarri ka përfshirë një furgon gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës në Korçë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17.
Furgoni në pronësi të shtetasit Renato Torollari, banues në Korçë ka qenë i parkuar në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.