-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katër vendimet e Berishës: Basha, primaret, etika dhe aksioni opozitar

Kryesoret

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë u mblodh këtë pasdite. Në mbledhje u vendos ngritja e grupit të auditimit dhe verifikimit të përdorimit të fondeve të PD-së për aktivitete lobimi në fushatën zgjedhore të vitit 2017.

Ledina Mandia – kryetare

Florion Mima – Anëtar

Edmond Spaho – Anëtar

Enno Bozdo – Anëtar

Aldo Bumçi – Anëtar

Sipas PD-së, që akuzon Bashën për financim 500 mijë dollarë nga Rusia, objekti i veprimtarisë së grupit të auditit është kontrolli. Gjithashtu verifikimi dhe bërja e transparencës së plotë lidhur me përdorimin ose jo të fondeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me çfarëdolloj prejardhje, në aktivitete lobimi në periudhën përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve për kuvendin e datës 25.06.2017.

“Grupi i auditit duhet të verifikojë në mënyrë të veçantë dhe të japë përgjigje të plotë lidhur me akuzat e bëra publike në media.

Mbi përdorimin e fondeve me prejardhje të dyshimtë ose dhe të paligjshme për aktivitete lobimi në favor ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” njoftoi PD.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme kryesia miratoi rregulloren mbi modalitetet e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor.

Në rend dite ishte dhe u miratua gjithashtu kodi i sjelljes së mirë, etikës dhe integritetit ku përshkruhen vlerat dhe besimet themelore ku mbështetet dhe i promovon çdo anëtar i Partisë Demokratike.

Po ashtu u miratua rregullorja e funksionimeve të organeve drejtuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe rregullorja e brendshme e degëve të partisë.

Në njoftim theksohet se Kryesia vendosi që t’ja paraqesë rregulloret e mësipërme për miratim Këshillit Kombëtar në mbledhjen e sotme të orës 17:00 ku gjithashtu do të diskutohet aksioni opozitar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit