4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakër në një shkollë në Rusi, vriten 6 persona, mbi 20 të plagosur

Kryesoret

Një masakër ka ndodhur në një shkollë në qytetin rus të Izhevsk. Të paktën 6 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa mbi 20 të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave ruse, viktimat janë nxënës dhe një roje sigurie i shkollës. Ambulanca dhe shërbimet e sigurisë kanë mbërritur në vendngjarje në qytetin e Izhevsk.

Të shtënat kanë ndodhur në shkollën numër 88, e cila ka gati 1000 nxënës dhe 80 mësues.

Mësuesit dhe nxënësit e tjerë janë evakuuar.

Autori i armatosur thuhet se kishte dy pistoleta, sipas një deputeti të cituar nga agjencia e lajmeve Tass.

Autori thuhet se ka vrarë veten dhe motivi i të shtënave është i paqartë.

Shkolla është në qendër të Izhevsk, një qytet me rreth 650,000 banorë, afër ndërtesave të qeverisë qendrore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit