-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rekord! Dyfishohet numri i rusëve që hynë në Finlandë për 24 orë

Kryesoret

Numri i rusëve që hynë në Finlandë përmes kufirit tokësor me Rusinë u dyfishua të dielën.

Të dielën, 8,314 rusë hynë në Finlandë përmes kufirit tokësor finlandez-rus – dyfishi i numrit se (një) javë më parë, shkroi në Twitter Matti Pitkäniitty , kreu i rojeve kufitare për çështjet ndërkombëtare. 

Duke përfshirë numrat e së shtunës, 16,886 rusë mbërritën gjithsej, me “shumë në tranzit drejt vendeve të tjera”, shtoi ai. 

Pas njoftimit të Kremlinit për mobilizim të pjesshëm, Rusia pa protesta mbarëkombëtare dhe një eksod të qytetarëve që largoheshin nga vendi.

Të mërkurën e kaluar, ministri finlandez i mbrojtjes Antti Kaikkonen tha se vendi po monitoronte nga afër situatën.

Finlanda dhe Rusia ndajnë një kufi tokësor që shtrihet për 1,340 kilometra dhe ka disa pika të kalimit kufitar në dispozicion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit