-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra në shkollën ruse, shkon në 13 numri i viktimave

Kryesoret

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në Rusinë qendrore, duke vrarë të paktën 13 persona dhe duke plagosur 21.

Viktimat përfshijnë shtatë fëmijë në shkollën me rreth 1000 nxënës në qytetin e Izhevsk.

Personi i armatosur vrau veten në vendngjarje. Ai ishte një ish-nxënës i shkollës.

Mediat ruse kanë postuar video të cilat duket se tregojnë panik brenda ndërtesës ku ndodhën të shtënat.

Shtatë fëmijë dhe gjashtë të rritur u vranë, duke përfshirë dy roje sigurie dhe dy mësues, sipas zyrtarëve rusë. Stafi dhe nxënësit janë evakuuar nga ndërtesat e shkollës.

Një deputet lokal tha se sulmuesi i quajtur Artem Kazantsev kishte qenë i armatosur me dy pistoleta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit