-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrjedhje masive gazi në detin Baltik, pranë Nord Stream 2

Kryesoret

Një rrjedhje masive gazi është raportuar pranë gazsjellësit inaktiv Nord Stream 2 nga autoritetet daneze, me vendodhje të saktë në detin Baltik.

Detaje mbi ngjarjen ende nuk janë bërë publike, por Nord Stream 2 është një ndër temat më të nxehta të diskutuara ditët e fundit, pasi Rusia ka kërkuar nga Gjermania rikthimin e projektit dhe nisjen e furnizimit me gaz në rrugë direkte, drejt Berlinit.

Anulimi i projektit Nord Stream 2 ka qenë ndër vendimet më të guximshme të kancelarit gjerman Olaf Scholz, menjëherë pas zgjedhjes së tij në krye të vendit dhe duke parë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë.

Scholz, në mars, vendosi pezullimin e plotë të gazsjellësit, duke i shkaktuar një goditje të vërtetë Rusisë.

Vetëm dje ndërkohë, ai arriti një marrëveshje historike me Emiratet e Bashkuara Arabe, për furnizimin me gaz dhe naftë, duke evituar kështu thuajse plotësisht varësinë nga Gazprom, deri në çastin kur vetë Gjermania mund të bëhet një prej fuqive e energjisë së ronivueshme në Evropë dhe të ketë autonomi të plotë nga hidrokarburet e importuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit