Goditja e hakerave vazhdon. Pas kamerave të sigurisë në Rinas, grupi i hakerave “HomeLand Justice” kanë publikuar sot disa video nga sistemi i kamerave në komisariate e dogana.
Datat dhe kamerat e sigurisë së komisariateve janë të ndryshme. Në pamjet shfaqen të paraburgosur dhe dënuar në qeli.
Kjo është një tjetër goditje e fortë për shtetin pas nxjerrjes së e-maileve të ish-drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nano.