Tre persona janë arrestuar në Morinë ditën e sotme për trafikim emigrantësh.
Policia e Kukësit raporton se Enkelejd Cala 48 vjeç banues në Tiranë, Endrit Rrogami 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Bahri Sinjari 62 vjeç banues në Durrës, u kapën në vende të ndryshme duke transportuar emigrantë secili me makinën e tij.
Në total ishin rreth 26 emigrantë, të cilët do të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët e paligjshëm, 3370 euro dhe 150 paund, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe 4 aparate celulare.
Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi A.T 65 vjeç, banues në Tiranë.