19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori gjerman: Nuk ka rrezik për luftë mes Kosovës dhe Serbisë

Kryesoret

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde thotë se nuk ka rrezik për luftë mes Kosovës dhe Serbisë, duke komentuar kështu deklaratat e kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai gjithashtu tha se nuk ka rrezik për një Republika Sprska brenda Kosovës.

Ambasadori gjerman ka thënë se kjo është një retorikë që po i ngrit emocionet dhe po i rritë tensionet, por që një gjë e tillë asnjëherë nuk ndihmon.

Ai ka thënë se NATO ofron siguri për gjithë vendin.

“Jo. Kjo është një retorikë që po i ngritë emocionet dhe po i rritë tensionet dhe kjo asnjëherë nuk ndihmon. 

Kosova ka prezencë të trupave të KFOR-it për më shumë se 22 vjet, dhe NATO ofron siguri për vendin. Janë 27 shtete këtu që kontribuojnë për stabilitet Kosovë”, tha Rohde, për tëvë1.

Tutje, Rohde thekson se këto janë përpjekje të Rusisë që ta destabilizojë rajonin dhe synon që të ngadalësojë procesin e integrimeve të këtyre vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit