Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeëar pasi u kap me mallra të kontrabanduara.
Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrolli në dyqanin dhe banesën e S.R janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.