-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E ndoqi si hije! Lidhja e mistershme e bosit me zhdukjen e këngëtarit të njohur shqiptar

Kryesoret

Autoritetet kolumbiane arrestuan dje një shqiptar të shumëkërkuar prej disa vitesh.

Ai është Deniz Xhija, i cili njihet edhe me identitetet e tjerë Deniz Klironomi dhe Deniz Floroiu. Në Shqipëria ai kërkohet dhe akuzohet për “vrasje me dashje të mbetur në tentativë”, vepër penale për të cilën është dënuar me 6.6 vite burgim.

Imazhi i Deniz Xhija ka dalë edhe një video të publikuar nga “Uniko” përpara rrëmbimit të këngëtarit të tallavasë, Reni i Elbasanit, ngjarje e ndodhur më 29 Qershor 2014.

Në këtë video shfaqen dy persona të cilët takohen me Renin, para se ky i fundit të humbiste gjurmët dhe ende sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Në kamera shfaqen Indrit Shaqja dhe personi i dytë që del është pikërisht Deniz Xhija.

Ai ishte i veshur me rroba të zeza, ecën ngadalë, me njërën dorë në xhep dhe tjetrën tek varëset e floririt. Ai ndjek veprimet e Indrit Shaqjes i cili po komunikonte në atë moment me Renin.

Denis Xhija dhe Indrit Shaqja dyshohet se për llogari të një grupi kriminal kanë marrë peng, rrëmbyer, vrarë dhe më pas zhdukur Renato Hamza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit