-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lukashenko “ngushëllon” Putinin: Ne do të fitojmë

Kryesoret

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin Putin është takuar me homologun e tij  bjellorus Alexander Lukashenko në qytetin e Soçit, qyteti që mirëpriti në 2014 Lojërat Dimërore, dhe Rusia shihej pothuajse si një model efiçence.

Lukashenko është përpjekur ta ngushëllojë Putin, pasi për këtë të fundit duket se gjërat po marrin tatëpjetën.

“Ne do të fitojmë, nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi sllavë, nuk do të tolerojmë poshtërimin”, deklaroi Lukashenko, që foli pothuajse gjatë gjithë takimit, ndërkohë që Putin thjesht përgjigjej shkurtimisht, ose me tundje koke.

Lukashenko shkoi në detaj edhe të ikjeve masive të ditëve të fundit, duke e shndërruar paradoksalisht sinjalin shqetësues në një lajm të mirë. “Ja le të themi se po ikin 30 mijë, 50 mijë veta. Po të ishin këtu, do të ishin nga ana jonë?”, deklaroi bjellorusi teksa qëndronte kokë më kokë me Putin, duke shtuar se ”t’i lëmë të ikin, nuk ka problem, unë nuk isha i shqetësuar kur disa ikën nga Bjellorusia në 2020”, duke iu referuar zgjedhjeve farsë ku rifitoi mandatin presidencial.

Putin u përgjigj me një buzëqeshje të lehtë, sepse të dhënat tregojnë një realitet ndryshe. Vetëm dje, 10 mijë persona kanë kaluar kufirin me Gjeorgjinë, Dagestani është rikthyer në një zonë tensioni pas shumë vitesh, ndërkohë që vendimi i ardhshëm, ai i pranimit të verdiktit për bashkim territori të referendumeve në Donbas, do të jetë një tjetër provë për liderin e Kremlinit, në pozicionin më të vështirë nga janari i vitit 2000, kur mori pushtetin.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit