-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllet referendumi, Stoltenberg: Shkelën ligjin ndërkombëtar

Kryesoret

Zyrtarët e instaluar nga Rusia kanë mbyllur qendrat e votimit në katër rajone ukrainase, për të ashtuquajturat referendume për bashkim me Federatën Ruse.

Procesi i votimit ka zgjatur për pesë ditë.

Ukraina, Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara, kanë thënë se nuk do ta njohin rezultatin, pasi këto të ashtuquajturat referendume janë joligjore sipas ligjit ndërkombëtar.

Votimet në rajonet ukrainase të kontrolluara nga Rusia – Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja – janë mbajtur teksa banorët lokalë janë ankuar se janë kërcënuar dhe detyruar që të votojnë.

Zyrtarët zgjedhorë i kanë bartur kutitë e votimit nga shtëpia në shtëpi, shpeshherë të shoqëruar nga ushtarët rusë.

Valentina Matviyenko, udhëheqëse e Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, ka thënë se presidenti i shtetit, Vladimir Putin do t’i adresohet Parlamentit më 30 shtator, lidhur me këtë proces dhe se ligjvënësit mund të shqyrtojnë legjislacionin për aneksim më 4 tetor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka quajtur këto referendume si të rreme dhe si “shkelje e ligjit ndërkombëtar”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit