Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur në Gramsh për mbylljen e kolegjit Mehmet Akif. Ish-kryeministri i nxitur nga një mesazh i një qytetari të Gramshit. Ky i fundit kishte vajzën e tij në atë shkollë, u shpreh se një vendim i tillë është çnjerëzor.
“Mbylli kopshtin e 255 fëmijëve, sikur s’ka ndodhur asgjë, ka dhe vetë një vogëlush në shtëpi. Me siguri e mban me tre dado, s’e dërgon në kopsht.
Si mund të mbyllësh shkollën, kur ajo ka dhe konvikte. Ajo është shkollë me standarde, nxënësit e saj kanë konkurruar në të gjitha universitet.
Gjykatësi u lexoi atë që u kishte dhënë Edi Rama, “nuk ka dëme, vendimi mbetet në fuqi”. Duhet të jesh jashtë çdo mendësie të që të thuash që mbyllja e një shkolle s’ka dëme.” është shprehur Berisha.