Astrit Patozi ka komentuar me ironi entuziazmin e opozitës në Shqipëri pas fitores së koalicionit të djathtë në Itali.
Ai kërkon që të merret shembull Enrico Letta i cili pasi humbi zgjedhjet dha dorëheqjen nga partia, gjë që në vendin tonë nuk ndodh.
“Të gjithë Meloni, asnjë Letta. Kur thonë se duam t’i ngjajmë Italisë udhëheqësit tanë legjendarë kanë të gjithë parasysh Melonin, por asnjëri prej tyre Letën.
Ky i fundit dha dorëheqje të parevokueshme dhe pa të drejtë rikandidimi vetëm një vit pasi ishte bërë kryetar, për shkak se partia e tij humbi zgjedhjet.
Kjo është një prej arsyeve kryesore se përse tregu ynë politik është kaq i kalbur dhe problematik.
Thjesht sepse dominohet prej 30 vjetësh nga të njëjtët kunguj, që duan të na shiten për pjepra” tha ai.