Një ngjarje e trisht ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi. Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti në punë në ishullin e Korfuzit.
I ndjeri po punonte në ndërtimin e një kompleksi hotelerie por u shtyp nga një masiv dheu.
Edhe pse punëtori fatkeq është nxjerrë me shpejtësi nga ekipi i zjarrfikësve që kanë shkuar në vendngjarje me 4 automjete, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.









