Autoritetet pro – ruse në katër rajone të Ukrainës të kontrolluara nga Rusia kanë shpallur fitoren paraprake.
Kjo sipas rezultateve në “referendumet” e aneksimit të ndërmarra nga Rusia, të cilat nuk njihen nga shumica e vendeve.
Autoritetet në secilin prej katër rajoneve të Ukrainës thanë se “po” siguroi midis 97% dhe 98% të votave pasi u numëruan 20% deri në 27% të votave, raportoi agjencia e lajmeve ruse TASS.