-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ E tronditi vettingu, djali futet dhe ngushëllon gjyqtaren e Gërdecit

Kryesoret

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Shefkie Mataj(Demiraj).

KPK konstatoi pamundësi të Demirajt për të vërtetuar me dokumentacion ligjor një pjesë të burimeve të një banese trekatëshe + papafingo.

Gjithashtu trupa e përbërë nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin vlerësoi se është vepruar në kundërshtim me etikën në përfitimin e një kompensimi për shpronësim trualli.

Gjyqtarja Shefkie Demiraj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u relatuan probleme domethënëse në kriterin profesional.

Vendimi sikur duket nga pamjet e tronditi gjyqtare. Në këtë moment në sallë është futur djali që është afruar për ta ngushëlluar.

Shefkie Demiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë.

Prej vitit 2006, Demiraj e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shefkie Demiraj ka qenë pjesë e trupit gjykues të shkallës së parë për dosjen e Gërdecit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit