-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gërvalla: Dua të jem optimiste për datën 13 tetor, mosliberalizimi i vizave për Kosovën tregon kredibilitetin e BE-së

Kryesoret

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, ka folur rreth datës 13 tetor, ku çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend dite në Bashkimin Evropian.

Ajo gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, është shprehur se edhe pse nuk dëshiron të festojnë për tema të cilat nuk kanë siguri se do të ndodhin, do të jetë optimiste.

“Dua të jem optimiste për datën 13, por siç e kemi praktikuar edhe deri tani ne nuk japim parashikime, nuk japim data, sepse mjaft në të kaluarën janë bërë parashikime të gabuara janë hapur shishe shampanje është festuar që është bërë pardje liberalizimi i vizave”.

“Duam të jemi shumë serioz edhe me partnerët tonë evropian, do ta përshëndesnim jashtë mase liberalizimin e vizave, por le të presim se cili do të jetë veprimi. Në fakt arsyeje për të mohuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në fakt nuk ka”, ka thënë Gërvalla.

Sipas saj, mosliberalizimi i vizave për Kosovën, tregon për kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

“Ne në vazhdimësi kemi punuar në baza ditore për të arritur progres në çështjen e liberalizimit të vizave, sepse është padrejtësi e madhe që qytetarët e Republikës së Kosovës janë të vetmit në rajonin tonë të cilët nuk mund të lëvizin pa aplikuar për viza. Prandaj, përderisa është konstatuar disa herë që Kosova, i ka përmbush madje më shumë sesa që ka qenë e kërkuar kriteret për liberalizim të vizash është në fakt një çështje, një pyetje ku shtrohet kredibiliteti i Bashkimit Evropian, më shumë sesa që përgjegjësia bie në anën tonë”.

Gërvalla, e pyetur rreth një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë refuzon që edhe për këtë çështje të jap supozime.

Por, që thekson se si qeveri vazhdojnë të jenë të angazhuar në këtë drejtim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit