-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia e Lirisë: BE kërcënon qeverinë, tërhiqni nismën për pasaportat e arta ose rrezikoni vizat!

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka reaguar pas raportit të Bashkimit Evropian, i cili ‘i tërheq veshin’ qeverisë shqiptare për nismën e saj për pajisjen me pasaportat e arta.

Sipas Braimllarit, kokëfortësia e qeverisë për të vijuar përpara me nismën për pajisjen me pasaportë shqiptare të çdo investitori të huaj që vjen në Shqipëri apo siç njihet ndryshe nisma për “pasaportat e arta”, rrezikon tu kushtojë shtrenjtë shqiptarëve.

‘Ky kërcënim vjen nga Komisioni Europian në raportin e tij të pestë në kuadër të mekanizmit të pezullimit të vizave, ku theksohet se avancimi në një program të tillë mund të çojë në pezullimin e regjimit të vizave për shqiptarët. Kjo nuk është hera e parë që BE i bën thirrje qeverisë shqiptare të heq dorë nga një nismë e tillë e cila mund të shërbejë për të anashkaluar procedurën e vizave me qëndrim të shkurtër të Bashkimit Europian, duke paraqitur rreziqe të mundshme migracioni dhe sigurie.

KE “kërcënon” Shqipërinë: Tërhiqni ‘pasaportat e arta’, ose rrezikoni pezullimin e vizave!

Komisioni Europian u ka bërë thirrje disa herë autoriteteve në Shqipëri që të mos nisin një skemë të tillë pasi ajo mund të cojë në përfshirje në shumë afera të paligjshme si pastrim parash dhe afera të tjera të paligjshme. Por pavarësisht kësaj, qeveria ka vazhduar me kokëfortësi në këtë nisme, teksa kohët e fundit përcaktimet e saja I ka përfshirë edhe në marrëveshjen për projektin e portit të ri turistik të Durrësit.

Ndaj para se BE t’i rikthejë vizat shqiptarëve, ne duhet t’i heqim një orë e më parë vizën kësaj qeverie të korruptuar që çdo veprim apo nismë e ka në favor të oligarkëve dhe interesave të ngushta të pushtetarëve. Ora e llogaridhënies po afron!’, shkruan Braimllari në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit