-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gruaja e parë evropiane që drejton Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Kryesoret

Samantha Cristoforetti nga Italia u bë të mërkurën gruaja e parë evropiane që mori drejtimin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), gjatë një ceremonie të transmetuar drejtpërdrejt nga hapësira.

Komandanti në largim, kozmonauti rus Oleg Artemyev, shfrytëzoi rastin për të bërë një referencë të rrallë në hapësirë për luftën në Ukrainë, duke thënë se “pavarësisht stuhive në tokë, bashkëpunimi ynë ndërkombëtar vazhdon”.

Gjatë një ceremonie të relaksuar, Artemyev i dorëzoi Cristoforettit një çelës të artë, duke simbolizuar se ajo është komandantja e re e ISS-së, derisa të kthehet në tokë më 10 tetor.

Cristoforetti, një astronaute 45-vjeçare e Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe ish-pilote e forcave ajrore italiane, mbërriti për turneun e saj të dytë në ISS në prill.

Ajo mban rekordin për qëndrimin më të gjatë në hapësirë nga një grua, pasi kaloi 199 ditë në orbitë në vitin 2014 dhe 2015.

Ajo është gruaja e pestë – dhe gruaja e parë jo amerikane – që bëhet komandante që nga krijimi i këtij funksioni në vitin 2000.

Stacioni Hapësinor, prej kohësh një simbol i lidhjeve më të ngushta të pas Luftës së Ftohtë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka qenë në një pozitë të vështirë që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit