-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: Shqipëria përballë nevojës për një parti “ekstremiste”

Kryesoret

Fitorja e të djathtës në Itali, udhëhequr nga Giorgia Meloni, ka frymëzuar edhe të djathtën shqiptare, duke e cilësuar si një paralajmërim për ndryshime edhe në Shqipëri.

Por, ka një mori mospërputhjesh në këtë frymëzim.

E para, dhe kryesorja, është pyetja se sa e djathtë është e djathta shqiptare, përveçse vetëquhet e tillë. Për analogji, Shqipëria nuk ka as të majtë, pasi e vetëquajtura e majtë, është një parti e kapitalizmit më të egër që është instaluar në këtë vend.

E dyta, “e djathta shqiptare”, kërkon të rivijë në pushtet pas disa qeverisjesh me të njëjtin lidership, ndërsa Meloni është një sprovë e qytetarëve italianë.

E treta, ka një pyetje edhe më të rëndësishme: Çfarë force politike i duhet sot Shqipërisë? Cili është problemi më i madh sot në këtë vend dhe kush mund ta zgjidhë atë?

Padyshim që plaga më e madhe sot është hajdutëria masive e parave publike, e pasurisë kombëtare dhe privatizimi i territorit të republikës nga një grusht batakçinjsh, që enden sa “majtas”-”djathtas”.

Sot Shqipëria ka nevojë për një parti vërtet ekstremiste. Por jo ekstremiste ideologjikisht, sikundër i tremben të djathtës italiane pacifistët.

Shqipëria ka nevojë për një parti ekstremiste kundër kastës së korruptuar politike dhe oligarkike, që ka marrë trajtën e një kupole kriminale që kontrollon pushtetin, paranë dhe pasuritë kombëtare.

Nuk ka rëndësi se si duhet të nderojnë këta “ekstremistët” e rinj, si Duçja, Hitleri apo Stalini. Ky vend ose duhet shpëlarë nga kjo kastë, ose do të vazhdojë të zhytet në pysetën e madhe të gjirizit ku e kanë futur këta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit