-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sezoni i rënies së flokëve, ushqimi më i mirë që iu jep shëndet

Kryesoret

Sipas ekspertëve, një nga ushqimet më të mira që mbështet shëndetin e flokëve janë vezët, veçanërisht e verdha e tyre.

Vezët përmbajnë lëndë ushqyese dhe vitamina që mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve, në veçanti janë të pasura me Biotinë.

Biotina është një lloj vitamine B, dhe përveç vezëve, ajo mund të gjendet në mish, organe të kafshëve, peshk, fara dhe arrorë.

Në një vezë ju do të merrni rreth 10 mikrogramë nga kjo lëndë ushqyese, që është 33% e vlerës së rekomanduar ditore.

Kjo është pothuajse përqindja më e lartë e biotinës që një ushqim përmban pas mëlçisë së viçit.

Plus vezët janë pak më të lehta për t’u përfshirë në vaktet tuaja sesa mëlçitë!

Edhe pse nuk ka shumë të dhëna që tregojnë se biotina në mënyrë specifike parandalon rënien e flokëve, ka të dhëna që sugjerojnë se mungesa e kësaj lënde ushqyese lidhet me një shëndet të dobët të flokëve.

Pra, konsumi i ushqimeve me biotinë si vezët, mund të ndihmojë në rritjen e flokëve tuaj me një ritëm të shëndetshëm.

Gjithashtu një përfitim tjetër që vezët kanë është se përmbajnë proteina me cilësi të lartë, një tjetër lëndë ushqyese që mbështet shëndetin e flokëve tuaj. /

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit