-sidi education-spot_img
12.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA kritikon ashpër metodat frikësuese të Kinës në Azi

Kryesoret

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris kritikoi ashpër politikën e jashtme të Kinës gjatë një fjalimi në Tokio, duke thënë se veprimet agresive të Pekinit kërcënojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në respektimin e ligjit dhe rregullave.

Nënpresidentja amerikane do të vizitojë të enjten zonën e çmilitarizuar mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut, duke u bërë zyrtarja më e lartë amerikane që viziton këtë zonë në tre vjet.

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris kritikoi veprimet agresive të Kinës gjatë një fjalimi në luftanijen amerikane USS Howard, të ankoruar në Yokosuka të Japonisë, baza më e madhe detare e forcave amerikane në botë.

“Kina po minon elementet kyçe të rendit ndërkombëtar të bazuar në ligje e rregulla. Kina ka sfiduar lirinë e lëvizjes në dete dhe oqeane.

Kina ka përdorur fuqinë e saj ushtarake dhe ekonomike për të frikësuar fqinjët e saj. Kemi parë veprime shqetësuese në Detin e Kinës Lindore dhe atë të Kinës Jugore, dhe së fundmi provokimet në Ngushticën e Tajvanit.”

Nënpresidentja Harris, e cila mori pjesë në funeralin e ish kryeministrit Shinzo Abe në Japoni, tha se “Shtetet e Bashkuara besojnë se paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit janë thelbësore për një rajon Indo-Paqësor të lirë dhe paqësor”.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë “të fluturojnë, lundrojnë dhe operojnë pa frikë në çdo zonë që e lejon ligji ndërkombëtar”.

Analistët thonë se Koreja e Veriut nuk e pëlqen afërsinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit