Shqipëria po përgatitet për një tjetër lëvizje kundër Rusisë. Së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria do të prezantojnë një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër referendumeve të Rusisë në territoret e Ukrainës.
Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha u shpreh se projekt-rezoluta do të dënojë referendumet e mbajtura në Donbas, Kherson dhe Zaporizhia dhe do të kërkojë që forcat ruse të largohen nga Ukraina.
“Ne dhe Këshilli i Sigurimit nuk mund të qëndrojmë të ndarë, siç e dëgjuam nga delegatët i SHBA, ne së bashku kemi përgatisim një projekt-rezolutë që dënon referendumet e false në Ukrainë dhe e kemi ndarë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit.
Kufijtë nuk mund të ndryshojnë sipas oreksit të Rusisë dhe Ukrainë nuk është dhe nuk mund të bëhet pjesë e Rusisë. Ne do vijojmë të punojmë të bashkuar që Ukraina të mbrojë veten dhe të rifitojë territoret e saja” tha ai.