-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A qëndron Rusia pas sabotimit të gazit Nord Stream?

Kryesoret

Kremlini i hedh poshtë me zemërim fajësimet, se Rusia mund të qëndrojë pas sabotimit të gazsjellësit, Nord Stream në Detin Balltik. Ashtu si Rusia pretendon, se nuk ka filluar luftë në Ukrainë, apo se nuk sulmon objektiva civile.

Putini e ka quajtur edhe akuzën për përdorimin e energjisë si armë “një porcion budallallëk”.

Presidenti rus dhe ministri i tij i Jashtëm, Lavrov para kontekstit të luftës në Ukrainë e kanë quajtur si spekulim dashakeq çdo gjë në këtë drejtim.

Këto ditë ata pretendojnë, se tek pseudo-referendumet në Ukrainë, të gjithë janë për bashkimin me Rusinë.

Lista e gënjeshtrave zgjatet sa të duash.

Humbja e besueshmërisë

Nëse qeveria ruse hedh poshtë çdo përgjegjësi për “incidentet” në Detin Balltik askush nuk do dhe nuk duhet ta marrë seriozisht.

Qeveria ruse ka humbur çdo besueshmëri apo seriozitet.

Ajo që ka mbetur është frika para humbjes së pushtetit, perspektiva e humbjes së luftës në Ukrainë dhe dalja para përgjegjësisë për krimet e veta.

Frikë që shfaqet në thirrje histerike dhe kërcënime të egra kundër perëndimit.Nëse Rusia është kaq e sigurtë për fitoren kundër botës së civilizuar, ku mbeti qetësia e saj?

Por dihet, se në fushëbetejë nuk po ecin gjërat, sipas planit të Moskës. Përkundrazi – një ushtri e vogël, krahasuar me atë ruse, por shumë e motivuar, po i tregon vendin aparatit ushtarak të Moskës.

E gjithë bota e shikon, edhe Kina. Vetëm ky fakt e ka dobësuar autoritetin e Rusisë së Putinit.

Kur ushtarët ukrainas tregojnë superioritet përballë ushtrisë ruse, sa duhet ta marrë në konsideratë këtë Kina, Turqia po vende të tjera.

Përpjekja e Putinit, të paktën të shihej si i barabartë me SHBA u bë ajër në tokën ukrainase/DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit