-sidi education-spot_img
14.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj pas takimit me Yuri Kim: Diskutuam për energjinë, reformën në drejtësi…

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë të enjte me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj shkruan se së bashku diskutuan për energjinë, reformën në drejtësi, sfidat globale etj.

“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.

Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, shkruan Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit