-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Danimarka: Gjysma e gazit natyror të Nord Stream tashmë ka rrjedhur

Kryesoret

Më shumë se gjysma e gazit të përmbajtur në tubacionet në fund të Detit Baltik që përjetuan shpërthime të pashpjegueshme në fillim të kësaj jave tani ka rrjedhur, tha të mërkurën Agjencia e Energjisë e Danimarkës.

Me atë ritëm, dy tubacionet, të cilat rrjedhin në tre pika, pritet të zbrazen deri të dielën, tha shefi i agjencisë Christopher Betchau.

Sipas llogaritjeve të agjencisë, ndikimi mjedisor i derdhjes është pothuajse i barabartë me atë të emetimeve vjetore të Danimarkës. Rrjedhja është kryesisht metan, sipas të njëjtit burim.

Sipas agjencisë, nuk konsiderohet të ketë rrezik për shëndetin e popullatës, veçanërisht të banorëve të ishullit Bornholm, në Detin Baltik.

Danimarka, Bashkimi Evropian dhe NATO besojnë se rrjedhjet e Nord Stream dhe Nord Stream 2 ishin për shkak të “sabotimit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit