Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) rishikoi me ulje ritmet e rritjes ekonomike të Shqipërisë në projeksionet e vjeshtës.
Sipas BERZH ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3% me 2023,vit, ose 0,3% më pak se projeksionet e pranverës në muajin maj.
Ekonomia e vendeve në zhvillim ku bën pjesë edhe Shqipëria do të rritet me 2.3 për qind. Me 2023 me një rishikim me ulje -1.7 për qind nga maji i këtij viti. Rishikimi më ulje erdhi si rezultat i çmimeve të energjisë, gazit dhe naftës, përtej parashikimeve të pranverës 2022.
Çmimet e gazit në Europë aktualisht janë rreth 2.5 herë më të larta se, nivelet e vitit 2021. Inflacioni në rajonet e BERZH-it arriti në 16.5 për qind në korrik.
Reduktimi i furnizimeve me gaz nga Rusia dhe rritja e inflacionit në mbarë botën do të ngadalësojnë më tej rritjen ekonomike edhe vitin e ardhshëm, parashikoi së fundmi Banka.
Ecuria e ekonomike e vendeve në zhvillim mund të jetë edhe më negative nëse lufta e Rusisë ndaj Ukrainës përshkallëzohet ose vëllimi i eksporteve të saj të gazit bie edhe më shumë.
Megjithatë, një rishikim në rritje i rritjes së parashikuar këtë vit ka të ngjarë të sjellë një ngadalësim më të butë në terma realë, me prodhimin vitin e ardhshëm vetëm 0.5 për qind më të ulët se parashikimi në fillim të kësaj vere.
Prodhimi në rajonet e BERZH këtë vit pritet të rritet me 2.3 për qind, pasi konsumatorët e vendeve në zhvillim në Europë kaluan një kulm shpenzimesh pas pandemisë në gjysmën e parë të vitit./ Monitor