Bethoven, Moxart, Pikaso, Van Gog: e vështirë shumë që t’i imagjinosh si metodikë dhe të rregullt. Sepse gjenialiteti “nuk është normal”.
Gjenitë na pëlqejnë kështu: ekstravagantë, të pavëmendshëm, mbi rregullat. Ndoshta sepse normaliteti pak u përshtatet mendjeve të shkëlqyera.
E megjithatë shkenca sot është në gjendje të përgënjeshtrojë stereotipet më të përhapur. Njërin pas tjetrit…
I marrë, rebel dhe i izoluar. “Gomar” në shkollë, i pavëmendshëm, skorbutik. Janë të gjithë atribute që duket se shkojnë shumë mirë me gjeniun.
Kush nuk e ka në mendje pamjen e Ajnshtainit?
Apo shpërthimet e karakterit të Moxartit dhe Van Gogut? E megjithatë, jeta e mendjeve të mëdha të të kaluarës përgënjeshtron pothuajse gjithmonë stereotipet.
Duke filluar nga ai më i zakonshmi, sipas të cilit inteligjencat e jashtëzakonshme shoqërohen pothuajse gjithmonë me marrëzinë.
“Biografët shkojnë dhe nxjerrin në pah dobësitë e karakterit të gjenive, duke krijuar përshtypjen që ata janë psikologjikisht të brishtë”.
Më pas, për të përforcuar këtë ide shërbejnë historitë ekzemplare, si ajo e matematicienit të madh rus Grigorij Perelman, i cmendur pasi zgjidhi supozimin e Poincare, të cilin shkencëtarët përpiqeshin ta zgjidhnin prej një shekulli.
Pasi refuzoi një cmim prej një milionë dollarësh që iu ofrua nga Clay Mathematics Institute në Cambridge, dhe nuk u paraqit që të marrë medaljen Fields.
Tre studiuesit e tjerë që fituan medaljen Fields bashkë me të janë tashmë profesorë universitetesh të afirmuar.
Ashtu sikurse dhe 50 matematicienët që e kanë marrë këtë cmim nga viti 1936 e deri sot, të cilët kanë mbuluar të gjithë detyra të rëndësishme akademike.