Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha mbrëmjen e 25 shtatorit kurorëzuan dashurinë e tyre.
Mes shumë mikeshave të Arminës si Olta Gixhari apo Dalina Buzi, ajo që ra në sy ishte mungesa e shoqes së saj të ngushtë, këngëtares Jonida Maliqi.
Kjo bëri që rrjeti të ziente nga thashethemet, por vetë Jonida i ka mbyllur gojët e liga duke sqaruar se nuk ka shkuar në dasmë sepse ka marrë një surprizë minutën e fundit.
Bëhet fjalë për një arsye tërësisht personale të cilën Jonida ka vendosur të mos e komentojë.