Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Divjakë. Pronari i një hoteli është gjetur i djegur brenda njërës prej dhomave.
Policia njofton se rreth orës 10:30 60-vjeçari Llambi Marku është gjetur i pajetë në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.
Po sipas njoftimit, nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.