Ambasadorja Yuri Kim, e ftuar në emisionin “Opinion”, ka theksuar edhe njëherë tjetër që Shqipëria duhet të zgjedhë drejtimin e duhur, për t ju bashkuar sa më parë familjes Evropiane.
“Le të fillojmë me një pamje të përgjithsjhme. Vitin e kaluar festuam 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Këtë vit festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve. Në vitin 1997, kur u larguam për një periudhë të shkurtër për shkak të dhunës. Në atë situatë u kthyem shumë shpejt. Tani jemi në një pikë të historisë ku Shqipëria dhe SHBA ulen bashkë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Kur pashë Blinken krah Olta Xhaçkës. Duke folur për Rusinë dhe Ukrainën përpara Rusisë, Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Është një moment historik bashkë me faktin që u hapën negociatat me BE. Është aq e rëndësishme kur filluan bisedimet për anëtarësimin në NATO. Është e qartë se për SHBA, duam që Shqipëria të jetë në krahun tonë, të jetë pjesë e Europës, të ketë një demokraci të fortë.
Duhet të bëni zgjedhjen. Mendoj se në vitet 1920 në fundin e Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u bë një shtet i pavarur. SHBA mbështeti Shqipërinë në atë kohë. Komunistët zgjodhën një zgjidhje komuniste. Në 1991, populli zgjodhi një rrugë që ne e mbështetëm. Në 2008 zgjodhët të jeni pjesë të NATO-s. Është koha që populli shqiptar të zgjedhë se drejt ku duhet të shkojë. Mendoj se ndonjëherë kur sheh çështje si dobësi të institucioneve, po. Udhëheqësi duhet të marrë një vendim. Prandaj theksojmë kaq shumë për forcimin e drejtësisë përmes reformës. Kanë kaluar vetëm 31 vjet, ndaj duhet të punojmë për të forcuar institucionet“, tha Kim.